26 Prill 2024

Shkolla Skënderbeu kremtoi ditën e shkollës në Vaganicë

Mitrovicë, 27 nëntor - Shkolla e Mesme e Ulët “Skënderbeu”, në Vaganicë, ka organizua një varg aktivitetesh për nderë të ditës së shkollës, që janë mbyllur me tubim të madh të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, në të cilën morën pjesë edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari Safet Kamberi, me bashkëpunëtorë.

Drejtori i shkollës, Xhelal Tahiri, tha se nxënësit dhe mësimdhënësit e tij mburren që shkolla e tyre mbanë e Heroit të madh të Kombit Skënderbeu, andaj edhe për këtë arsye janë të angazhuar dhe përkushtuar maksimalisht për realizimin e plotë dhe me përgjegjësit të plan-programit mësimor.

“Falë këtij angazhimi dhe përkushtimi, nxënësit e shkollës tonë kanë arritur rezultate shumë të mira në mësim dhe në aktivitete të tjera, gjë që dëshmojnë edhe mirënjohjet e shumta që kanë marrë nga institucionet e vendit, duke qenë pjesëmarrës në gara të ndryshme.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ju tha nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve të shumtë që ishin aty, se është krenari dhe nderë i veçantë për një institucion edukativo-mësimor të mbajë emrin e Heroi me nam Gjegj Kastriot-Skenderbeu.

“Unë ju përgëzoj për punë që po bëni dhe sukseset që po i arrini. Po ashtu, ju uroj Festën e madhe të  Flamurit-28 Nëntorin, të cilën sivjet kemi arsye që ta kremtojmë në mënyrën më madhështore për faktin se Boletinin legjendar, më në fund po pushojnë eshtrat e Heroti tonë Kombëtar-Isa Boletini”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Kryetari Bahtiri, pasi përcolli me kujdes një program të larmishëm kulturo-artistik të përgatitur nga nxënësit e shkollës,  në vazhdim vizitoi këndet e shkollës, ku ishin ekspozuar piktura, skulptura, mirënjohje e eksponate të tjera.

Drejtori i shkollës, Tahiri ndau mirënjohje për nxënësin më të mirë të shkollës Blerina Trepça dhe arsimtarin më të mirë, Ragip Maxhuni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)