20 Prill 2024

Bajrami: SBASHK-u partner strategjik i MAShT- it

Prishtinë, 25 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka marrë pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare “Roli i SBASHK-ut dhe partnerëve në ngritjen e cilësisë në arsim”, të organizuar nga Sindikata për Arsimi, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK).

SBAShK dhe Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) po implementojnë projektin \"Fuqizimi i rolit të SBASHK në politikëbërje\". Qëllimi i këtij projekti është fuqizimi i kapaciteteve të SBASHK për rritje të pjesëmarrjes në dialogun social, në politikëbërje dhe në vendimmarrje.

Ministri Bajrami me këtë rast ka thënë se, SBASHK-u është partner strategjik në hartimin e politikave të MAShT- it, duke qenë se përfaqëson dy komponentë të rëndëishme në sistemin arsimor.

“SBAShK-u  përfaqëson dy komponentë shumë të rëndësishëm për mësimdhënësit: komponentin social, sepse të gjithë duhet të punojmë në ngritjen e vazhdueshme të pozitës materiale dhe sociale të mësimdhënësve, pasi ata janë garanci e ngritjes së cilësisë në arsim. Komponentë e dytë është roli i SBASHK-ut në ndërtimin e politikave publike në fushën e arsimit.”, theksoi ministri Bajrami.

Ministri Bajrami ka folur edhe për miratimin e Strategjisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar 2016-2020, si një dokument i rëndësishëm, sa i përket angazhimeve të Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e cilësisë në arsim.

“Këtë javë Qeveria e Kosovës do të miratojë Strategjinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar 2016-2020, një dokument i madh i cili do të shpërndahet në shkollat e Republikës së Kosovës”, tha ministri Bajrami, ndërkaq ritheksoi se politikat e Ministrisë së Arsimit janë të orientuara kah decentralizimi i kompetencave, në mënyrë që të demonstrohen deklaratat për ngritjen e cilësisë.

Ministri Bajrami, më pas mori pjesë edhe në takimin konsultativ lidhur me shpenzimet dhe investimet publike në arsimin fillor “Për mundësitë e barabarta në arsim”, ku u diskutua raporti i cili analizon shpenzimet publike në arsimin fillor gjatë periudhës 2011- 2014.

Ministri Bajrami me këtë rast vlerësoi se, MAShT është e përkushtuar që të siguroj përfshirjen e çdo fëmije në sistemin e edukimit dhe përmirësimin e kushteve për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)