25 Prill 2024

Mbahet dita informuese e Erasmus+

Prishtinë, 24 nëntor - Zyra Nacionale e Erasmus+ në bashkëpunim me Zyrën e Komisionit Europian në Kosovë, dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të organizojnë ditën informuese të Erasmus+.

Erasmus+ është programi më i ri arsimorë i Bashkimit Europian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm.

Si program i integruar, Erasmus+ ofron më shumë mundësi pr bashkëpunim në sektorin e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit dhe është program më i lehtë për qasje se sa paraardhësit e tij, i cili përmban rregulla financuese të thjeshtësuara. 

I përgatitur në bazë të përvojave dhe suksesit të programeve ekzistuese veçanërisht Tempus dhe Erasmus Mundus, Erasmus+ do të vazhdojë të fuqizojë bashkëpunimin dhe aktivitetet e lëvizjes të cilat janë zhvilluar në mes të BE-së dhe vendeve partnere deri më tash.

Studentët dhe profesorët do të jenë në gjendje të mësojnë më shumë për mundësitë që ofron ky program, gjatë sesioneve informative të cilat janë planifikuar për këtë javë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)