23 Prill 2024

Studentët s’heqin dorë nga kërkesat

Prishtinë, 13 tetor - Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë duke protestuar edhe sot. Ata janë duke kërkuar që të ketë afat të provimeve edhe në muajin tetor, si dhe të kthehen të gjitha afatet e provimeve për absolventët.

Po ashtu studentët protestues kanë kërkuar që  për gjeneratën 2014/15 përqindja e kredive ose provimeve për nivelin Bachelor të jetë 70 për qind, si dhe kriteri i  arritjes së kushtit për niveli Master të jetë me 50 për qind të kredive ose provimeve.

Përfaqësuesi i studentëve, Rifat Krasniqi, ka paralajmëruar se studentët do të qëndrojnë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” deri në orën 16:00, ndërsa nesër (mërkurë) nuk do të protestojnë, pasi, sipas tij do të presin reflektim nga Këshilli Drejtues.

“Uroj të mos kemi nevojë të dalim ne rrugë. Këtu nuk respektohet emri student. U bëjmë thirrje të qëndrojnë larg se mjaft kanë punësuar familjarë. Ju ftoj të qëndrojmë sot deri në orën 16:00 dhe ju ftoj të qëndrojmë deri në realizimin e kërkesave. Nuk ka pasur nevojë të këtë kaq shumë policë, sepse ne jemi paqësorë dhe do të protestojmë siç na ka hije.  Nëse sot dhe nesër nuk ka reflektim, ne do e ndryshojmë protestën tonë dhe nuk do ta amnistojmë as MASHT-in e askënd që i fut duart në punët e universitetit”, ka thënë Krasniqi.(er)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)