18 Prill 2024

Shënohet "Dita e vajzave"

Prishtinë, 9 tetor - Në SHFMU “Shkolla e Gjelbër”,  u mbajt aktiviteti \"Dita e vajzave\", nën organizimin e Fondacionit Ipko,  në bashkëpunim me USAID-in dhe BEP,  me temën “Vajzat dhe Teknologjia”. Qëllimi i këtij aktiviteti  ishte vetëdijesimi i vajzave për profesionet të cilat konsiderohen se nuk janë të përshtatshëm për vajza, që ndihmojnë shumë në punësimin e tyre.

Pra, përkujtimi i kësaj dite ndërkombëtare sjell më shumë vëmendje në jetën e vajzave dhe grave të reja, si qytetare dhe zëra të fuqishëm që bëjnë ndryshime në familjet, komunitet dhe kombet e tyre.

Kjo ditë ndërkombëtare promovon trajtimin e barabartë dhe mundësitë për vajzat në mbarë botën në fusha të tilla, si ligji, kujdesi shëndetësor, arsimimi si dhe lirinë nga dhuna dhe abuzimi.

Drejtoria Komunale e Arsimit  e Komunës së Prishtinës  shpreh interesim të veçantë  në përkrahjen e të gjithë nxënësve drejt avancimit të tyre. Për krijimin e kushteve më të mira  për nxënës, Drejtoria e Arsimit ka  pajisur shkollat me kabinete për lëndët përkatëse, me qëllim  të ngritjes së cilësisë së procesit të mësimnxënies.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)