29 Mars 2024

Prishtina shkëmben përvojat me Dortmundin për mësimin tërëditor

Prishtinë, 8 tetor - Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci priti në një takim përfaqësues të arsimit nga Dortmundi i Gjermanisë.

Në takim ishte i pranishëm edhe shefi i sektorit të arsimit në Dortmund, Bernd Bruns, drejtorë të shkollave, mësimdhënës, etj.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që ky delegacion të njihet për së afërmi me punën që është duke u bërë në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës si dhe të shkëmbehen përvojat në këtë fushë.

Temë e takimit ishte edhe mësimi tërëditor, pasi që shkollat në Gjermani punojnë tash e një kohë të gjatë me këtë sistem të edukimit.

Lidhur me këtë, përfaqësuesit nga Dortmundi i dorëzuan drejtoreshës Nagavci edhe dokumente se si organizohet mësimi tërëditor në Gjermani.

Ata u shprehën të gatshëm që të sjellin përvojën e tyre edhe në fushën e vlerësimit të performansës së nxënësve, mësimdhënësve dhe institucioneve arsimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)