24 Prill 2024

Nisin thirrjet për prograimin e çertifikimit profesional

Prishtinë, 8 tetor - Drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik të USAID-it Scott Cameron dhe Ministri i Arsimit Arsim Bajrami do të flasin me rastin e nisjes së thirrjes së dytë për aplikacione për trajnime të Çertifikimit Profesional përmes Programit të Lidershipit Transformues të USAID-it.   

Programi i USAID-it Lidershipi Transformues, Bursat dhe Partneritetet është një program pesëvjeçar i cili ka për qëllim të zhvillojë më tej një kuadër profesionist të liderëve të cilët do të mund t’i prijnë një zhvillimi domethënës ekonomik, politik, dhe shoqëror në Kosovë.

Programi është në kërkim të kandidatëve potencijal për t’u regjistruar në programet e certifikimit profesional në Sh.B.A.

Nga janari i vitit 2015, grupi i parë prej 33 përfituesish të bursave për çertifikim profesional janë vendosur nëpër universitete të ndryshme anembanë Sh.B.A.-ve.

Krahas kësaj, ky program mbështetë edhe programe studimore të nivelit Master në Sh.B.A. në fushën e Sundimit të Ligjit, Inxhinjeringut, Administratës Publike, Bujqësisë, Menaxhmentit Afarist, Financave, Ekonomisë, Sistemeve Informative, Arsimit, Studimeve Gjinore, dhe Studimeve Interdisciplinare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)