19 Prill 2024

Ministri Bajrami vizitoi universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Prishtinë, 5 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka vizituar Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ku para profesorëve  dhe studentëve ka folur për konsolidimin e këtij institucioni dhe misionin për krijimin e një universiteti cilësor.

Ministri Bajrami me këtë rast ka thënë se, universiteti “Haxhi Zeka”tani më ka kaluar fazën e vështirë drejt stabilitetit.

“Jemi shumë krenarë si qeveri që ky universitet është treguar si një storie e suksesit. Është dëshmuar se Komuna e Pejës dhe komunat tjera të cilat gravitojnë në këtë qytet kanë merituar një universitet i cili do të jetë promotor i krijimit të gjeneratave të reja, krijimit të kuadrove të nevojshme për zhvillimin ekonomik”, ka theksuar ministri Bajrami.

Ministri Bajrami tha se, për Kosovën nuk ka asgjë më të shenjtë se sa kijimi i një sisitemi cilësor të arsimit, duke ditur se më shumë se gjysma e popullatës janë pjesë e këtij sistemi dhe meritojnë arsim cilësor.

“Universiteti “Haxhi Zeka” është një model i mirë se si mund të ndërtohet një universitet që do të krijojë identitet, fizionomi dhe ne jemi në rrugë të mirë që këtë universitet ta specializojmë me nevojat që ka ekonomia e Pejës dhe jam i sigurtë që rruga që kemi trasuar është rrugë e suksesit, rrugë që duhet të vazhdojmë”, tha ministri Bajrami.

Ministri Bajrami, po ashtu ka shprehur vlerësimin e tij për punën e deritanishme të rektorit Mrasori, për angazhimin e tij në stabilizimin e rrjedhave të këtij institucioni, ndërkaq u. d. rektorit, z. Fadil Millaku i ka uruar emërimin në këtë pozitë.

Në hapjen solemne të vitit akademik 2015/ 2016 kanë folur edhe ish- rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, z. Naser Mrasori, u.d. rektori, z. Fadil Millaku dhe kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)