23 Prill 2024

Sot mbahet faza e dytë e testit të maturës

Prishtinë, 5 shtator - Në të gjitha shkollat e vendit sot maturantët do t’i nënshtrohen fazës së dytë të provimit të maturës për afatin e gushtit.

Testit të Maturës në afatin e gushtit i janë nënshtruar 15.650, nxënës, ndërkaq për administrim të suksesshëm të provimit janë angazhuar 203 komisionarë nga MASHT, 162 komisionarë nga DKA, 1140 administrues, 224 mbikëqyrës dhe KQSHM.

Me ketë rast Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, sot do të vizitojë  maturantët gjatë mbajtjes së Provimit të  Maturës Shtetërore në dy shkolla në Deçan.

Ndërsa, Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës do të mbajë konferencë për media në MAShT.

Pjesa e parë e provimit është mbajtur më 29 gusht , ndërsa rezultatet pritet të publikohen më 15 shtator. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)