29 Mars 2024

Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bohumit

Mitroivicë, 3 shtator - Për studentët dhe profesorët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) është hapur edhe një mundësi tjetër më shumë për avancimin e punës kërkimore. Këtë mundësi e ofron Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Bohumit në Gjermani, pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet dy universiteteve.

Marrëveshja për bashkëpunim është nënshkruar të enjten nga rektori i UMIB-it, Alush Musaj dhe rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Bohumit, Jurgen Kretschman.  Të dy e kanë vlerësuar këtë marrëveshje si një mundësi në të mirë të studentëve dhe profesorëve.

Rektori Musaj, pasi e njohu homologun e tij për historikun e studimeve të larta në Mitrovicë dhe për sfidat me të cilat janë ballafaquar,  tha se tashmë UMIB-i është konsoliduar dhe gjithë fokusi i angazhimit  është orientuar drejtë ngritjes së kushteve të punës dhe cilësisë së studimeve. Në këtë kontekst, ai i vlerësoi tejet me rëndësi përvojat që mund të marrin studentët nga universitetet më traditë të gjatë sikur Universiteti i Bohumit.

Ai tha se UMIB-ia ka vënë kontakte dhe ka bashkëpunime me një numër të madh të universiteteve në Evropë,  duke krijuar mundësi që studentët dhe profesorët të jenë në hap me zhvillimet e fundit të shkencës. Rektori Musaj, theksoi se prioritet do t’i jepet bashkëpunimit me universitetet teknike që janë të përafërta për nga programet e studimeve që ofrojnë, sikur Universiteti i Bohumit.

Në anën tjetër, rektori i  Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Bohumit, Jurgen Kretschman, shprehu gatishmërinë për të ndihmuar UMIB-in duke ofruar mundësi për punë praktike në universitet, por edhe në firmat gjermane. Ai tha se Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Bohumit, është themeluar para 200 vitesh dhe tradicionalisht ka përgatitur kuadro të fushës teknike për të cilat ka pasur nevojë tregu i punës.

Sipas tij, një ndër mundësitë ku UMIB-i dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Bohumit, do të mund të bashkëpunonin për së afërmi është programi për trajtimin e minierave pas nxjerrjes së xehes. “Jemi të gatshëm që të studiojmë bashkërisht mundësitë për projekte të përbashkëta që do të ndihmonin jo vetëm studentët dhe profesorët tanë, por edhe ekonomitë tona”, tha ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)