29 Mars 2024

Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Nushi

Prishtinë, 2 shtator -  Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Nushi, me rastin e vdekjes së më të dashurit të tyre, Akademik Pajazit Nushit.

Në telegram thuhet :

E nderuara familja Nushi, 

Me pikëllim dhe dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Pajazit Nushit, njeriut që tërë jetën ia kushtoi arsimit, edukimit, shkencës dhe çështjes sonë kombëtare.

E ndaj me Ju e nderuara familja Nushi, këtë dhimbje të madhe për humbjen e njeriut më të dashur, duke e kujtuar përherë figurën e tij dhe kontributin e jashtëzakonshëm  të Akademik Pajazit Nushit  në ndërtimin e institucioneve te Kosovës, si aktivist i të drejtave të njeriut, profesor shumëvjeçar universitar, studiues i psikologjisë dhe shkencave tjera sociale.

Ndarja nga jeta e Akademik Pajazit Nushit, simbolit të dijes dhe të paqes, është humbje e madhe jo vetëm për familjen, miqtë  edhe bashkëpunëtorët, por për gjithë Kosovën.

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të Institucioneve dhe në emrin tim personal,  ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)