19 Prill 2024

Vdes akademik Pajazit Nushi

Prishtinë, 2 shtator -  Sot pasdite ka ndërruar jetë akademik Pajazit Nushi.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) njofton opinionin se sot, në orët e pasdites, në shtëpinë e tij, u nda nga jeta një nga figurat më të spikatura në fushën e shkencës, të arsimit dhe të kulturës shqiptare, doktori i parë i shkencave psikologjike në Kosovë, anëtari i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe nënkryetari i saj, akademik Pajazit Nushi.

“Me këtë rast, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nushi, kolegëve, miqve dhe dashamirëve të tij gjithandej Kosovës dhe mbarë botës shqiptare. Është kjo një humbje e madhe për familjen, Akademinë dhe shkencën, për kulturën shqiptare, për kolegët dhe miqtë nga Kosova dhe bota shqiptare”, është thënë në njoftimin e ASHAK-ut.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka njoftuar se mbledhja komemorative do të mbahet nesër (e enjte), më 03.09.2015, në orën 10:00, në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa homazhet nga ora 10:30 deri orën 12:00, po ashtu në mjediset e Akademisë.

Akademia përkujtimore dhe homazhet do të bëhen në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë nga ora 14:00.  Varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës më 03.09.2015, në orën 17:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)