25 Prill 2024

Bajrami përuron shkollën në Rastavicë të Deçanit

Prishtinë, 2 shtator -  Minisitri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka marrë pjesë sot në përurimin e objektit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Rexhep Kadriaj” në Rastavicë të Deçanit dhe ka vizituar punimet përfundimtare në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Isa Boletini” në Isniq të po kësaj komune.

Gjatë përurimi të shkollës ”Rexhep Kadriaj”, ministri Bajrami tha se së bashku po hapim dyert e një objekti modern shkollor, objekt i cili  do të ofrojë kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

“Dëshiroj që në cilësinë ministrit të arsimit të  ju drejtohem  nxënësve dhe  mësimdhënësve të kësaj shkolle me urimin më të mirë për punë të suksesshme dhe me zotimin dhe përkushtimin tonë për ngritjen e cilësisë . Ky është një vit kur ne së bashku do të tregojmë  se dimë të bëjmë gjëra të mira, dimë të  ndërtojmë një edukim të avancuar “ tha ministri Bajrami.

Me këtë rast, ministri Bajrami, porositi mësimdhënësit që të jenë të angazhuar maksimalisht në punën e tyre profesionale, sepse ata janë shtylla më e rëndësishme për ngritjen e cilësisë në arsimin parauniversitar.

Ministri Bajrami, poashtu përmendi projekte që do të fillojnë gjatë këtij viti, ndër të cilat edhe pilotimi i projektit për digjitalizimin e shkollave, projekt ky që do të mundësojë kalimin nga shkolla klasike në shkollë moderne.

Ministri Bajrami, i shoqëruar nga kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj dhe disa deputetë të Parlamentit të Kosovës, vizitoi edhe punimet përfundimtare në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Isa Boletini” në Isniq, për të parë nga afër se si po ecin punët në përgatitjen e kësaj shkolle .

Objekti i shkollës në Rastavicë është investim i MAShT dhe bashkë më sallën e edukatës fizike ka sipërfaqe neto  2,900 m².

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)