29 Mars 2024

Qendra e Studentëve pranon afër 3600 studentë

Prishtinë, 2 shtator - Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës (UP),  shpallë  konkursin  për pranimin e  studentëve  në   konvikte për vitin akademik 2015/2016 me datën 03.09.2015 (e enjte), konkursi do të jetë i hapur deri më datën 11.09.2015 (e premte).

Gjatë këtij viti Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës do të pranojë afër  3600 studentë, për të cilët ofron  strehim, ushqim si dhe  hapësirat për lexim,studim, sport dhe  aktivitete  tjera të ndryshme.

Duke qenë se Kosova tashmë ka një numër të madhë  të studentëve dhe  kapacitetet e Qendrës  së Studentëve  nuk janë të mjaftueshme për t’i mbuluar të gjitha kërkesat, janë vendosur kriteret për pranim, kriter  themelor  për  të  aplikuar është  që kandidati  të  jetë studentë i rregullt në UP,  nota mesatare e studentëve, largësia nga kryeqyteti,etj.

Përparësi  pranimi do të kenë  studentët  që vijnë nga kategoritë e  ndryshme të luftës dhe me gjendje të rëndë sociale.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20 € banimi, 15 € ushqimi).

Tashmë janë në përfundim përgatitjet për pritjen e studentëve të rinjë të cilët do të banojnë në Qendrës e Studentëve.

Vlerësojmë se janë  krijuar  kushte komode për studentë, sepse tashmë ofrohen  shërbime që janë në interes të tyre dhe e bëjnë më të lehtë dhe më atraktive jetën studentore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)