29 Mars 2024

Bajrami bëri ndarjen simbolike të Abetares

Prishtinë, 1 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami vizitoi sot shkollën fillore “Faik Konica“ në Prishtinë, nga ku uroi nxënësit dhe mësimidhënësit e gjithë Kosovës për fillimin e vitit të ri shkollor 2015/2016, ndërsa në mënyrë simbolike ka dhuruar Abetaren për nxënësit e klasave të para.

Ministri Bajrami, gjatë kësaj vizite theksoi se këtë vit shkollor e kemi shpallë vit të ngritjes substanciale të cilësisë. “Po e nisim me moton të krijojmë shkolla cilësore, shkolla që do të  sigurojnë mirëqenie të përgjithshme familjare shoqërore dhe shtetërore”, tha ai.

Ministri theksoi se ka ardhur koha të tregojmë se kur ka vullnet të mësimdhënësve, prindërve dhe institucioneve shtetërore, është e mundur që të sigurojmë shkolla cilësore, në mënyrë që fëmijët tanë të marrin një edukim pozitiv dhe cilësor, çfarë ata e meritojnë.

Ky vit, tha ministri Bajrami, do të tregojë shumë për ndryshimin e shkollave që do të shihet nga muaji tetor, kur edhe ne fillojmë me pilotimin e projekteve të para në reformimin e sistemit të arsimit. Ai përmendi disa projekte, të cilat janë planifikuar të fillojnë këtë vit, e që do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë në arsim.

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Faik Konica “, i  ka përshëndetur dhe ua ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor edhe drejtorja e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë, znj. Arbërie Nagavci.

Në gjithë Kosovën kemi janë rreth 29 mijë nxënës që për herë të parë janë ulur në bankat shkollore, ndërsa numri i përgjithshëm i nxënësve është rreth 400 mijë, për edukimin dhe arsimimin e të cilëve do të kujdesen rreth 30 mijë mësimdhënës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)