29 Mars 2024

KOMF uron nxënësit për një vit të mbarë shkollor

Prishtinë, 1 shtator - Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF, uron të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit e Republikës së Kosovës.

Urojmë që ky vit i ri shkollor, të jetë i mbarë dhe i suksesshëm, duke kërkuar nga nxënësit që të punojnë sa më shumë në pasurimin e të ardhmes së tyre. Ndërsa, për të gjithë mësimdhënësit që angazhohen dhe punojnë për arsimimin e fëmijëve tanë, kërkojmë që këtë angazhim mos ta ndalin dhe nga vendi jonë të dalin profesionistë gjithnjë e më të mirë.

KOMF thekson që për ti arritur këto nevojitet të ofrohet më shumë cilësi, ambiente të përshtatshme shkollore, kushte të mira mësimi, etj. Për këtë arsye i bëjmë thirrje MASHT dhe Komunave, që të punojnë në rritjen e cilësisë nëpër shkolla dhe në përmbushjen e të gjitha kushteve të nevojshme.

E një urim i veçantë i drejtohet të gjithë atyre fëmijëve të cilët sot për herë të parë ulen në bankat shkollore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)