20 Prill 2024

Çdo gjë gati për fillimin e vitit të ri shkollor në Prishtinë

Prishtinë, 31 gusht - Sot drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci, mbajti takim me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës, për të diskutuar fillimin e nesërm të vitit të ri shkollor dhe përgatitjet që janë bërë për mbarëvajtjen e tij.

Tashmë janë përmbyllur konkurset e pranimit të mësimdhënësve në të gjitha shkollat dhe te gjitha vendet e punës janë të plotësuara me kuadër adekuat, janë siguruar edhe zëvendësimet për rastet që janë paraqitur për pushime mjekësore etj.

Drejtoresha Nagavci përmendi edhe investimet që Drejtoria e Arsimit i ka bërë në infrastrukturën shkollore të Prishtinës, me ç ‘rast janë rinovuar 48 shkolla në kryeqytet, në 31 shkolla dhe institucione parashkollore janë montuar rezervuarët e ujit, në 6 shkolla janë rikonstruktuar nyjat sanitare, ndërkaq poashtu janë rikonstruktuar dhe gëlqerosur 8 objekte tjera shkollore. Vlera e këtyre projekteve kalon shumën prej 350 mijë eurosh.

Në takim u tha se është përmbyllur edhe afati i dytë i pranimit të nxënësve në klasën e X-të, dhe për herë të parë nuk ka asnjë përsëritës në gjimnaze.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)