29 Mars 2024

Viti i ri shkollor me probleme të vjetra

Prishtinë, 31 gusht – Ky vit shkollor po fillon me problemet që e kanë përcjell arsimin në Kosovë në vazhdimësi, e veçmas gjatë viteve të fundit. Kjo, ishte tema e konferencës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! ku folën deputetët Ismajl Kurteshi dhe Mytaher Haskuka.

Përkundër premtimeve për investime në arsim, ato vetëm sa u zvogëluan nga Qeveria aktuale.
Kurteshi përmendi edhe nevojën për ndërtimin e shkollave të reja, sidomos atje ku mësimi po zhvillohet në tri ndërrime, e orët e mësimit po zgjasin vetëm 30 minuta, në kohën kur edhe vendet e rajonit kanë filluar aplikimin e mësimit tërëditor.
 
“Është i domosdoshëm, zëvendësimi i shkollave kontejner ose baraka, me shkolla të reja që i plotësojnë kushtet për zhvillim e rregullt të mësimit. Po ashtu edhe investimi në pajisjen e shkollave me laboratorë e kabinete, si dhe mirëmbajtjen e tyre, por edhe ndërtimi i sallave dhe fushave të sportit të cilat po ju mungojnë shumë shkollave tona”, ka thënë Kurteshi.
 
Poashtu, është shumë me rëndësi të investohet edhe në përgatitjen e vazhdueshme të kuadrit arsimor dhe përditësimin e teksteve shkollore.

Ndërkaq, Haskuka foli nevojën e hapjes së çerdheve publikë në Kosovë. “Në shumicën e vendeve jashtë Prishtinës, prindërit nuk mund të gjejnë vende të lira për t’i dërguar fëmijët e tyre në çerdhe. Në Prizren edhe çerdhja e vetme publike është komercializuar dhe kështu s’ka asnjë çerdhe publike ku çmimi është shumë më i lartë”, tha ai. 

Sipas tij, problemet që fillojnë në çerdhe vazhdojnë në shkolla fillore dhe të mesme me cilësi të dobët të arsimit. Poashtu, sipas Haskukës, është e nevojshme që arsimi të lidhet ekonomi në mënyrë që të ndikojë edhe në uljen e papunësisë.

Në këto rrethana, me probleme të shumta, luftimi i dukurive negative si nepotizmi, korrupsioni, falsifikimet, e te ngjashme, është të obligueshme.

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ne urojmë punë të mbar të gjithë: nxënësve, mësimdhënësve si dhe kuadrit përcjellës, me shpresë se do të jetë një vit i përpjekjeve dhe arritjeve të sukseseve më të mëdha, në fushën e arsimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)