26 Prill 2024

Inaugurimi “Rinovimi i oborrit të shkollës “Vëllezërit Frashëri”

Rahovec, 31 gusht - Sot bëhet Inaugurimi i projektit “Rinovimi i oborrit të shkollës “Vëllezërit Frashëri” në fshatin Drenoctë Rahovecit.

Ky projekt është pjesë e programit të BE-së“Kosova e Bukur”, i cili po mbështet komunat në përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe sociale, me qëllim të përmirësimit të kushteve tëjetesës për qytetarët e tyre, mirëpo edhe me qëllim të krijimit të vendeve të punës afatshkurtra për personat e papunësuar për një kohë të gjatë në Kosovë.

Gjithsej 115,054 euro, përfshirë 21,479 euro kontribut i Komunës, janë shpenzuar në këtë projekt për ndërtimin e fushës së futbollit dhe funksionale, vendparkimit, tribunës, krijimin e shtigjeve për ecje dhe fushave të gjelbra si dhe instalimin e ndriçimit publik, ulëseve dhe shportave për mbeturina.

Ndikimi i këtij projekti në punësim është: krijimi i 55vendeve të punës, përfshirë37persona të përzgjedhur nga Qendra Komunale për Punësim si persona të papunësuar për një kohë të gjatë. Prej këtyre 37 personave, janëpunësuar2 personame aftësi të kufizuara dhe 19 të rinj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)