28 Mars 2024

Konstituohet Keshilli Drejtues i Universitetin \"Kadri Zeka\"

Gjilan, 30 gusht - Është mbajtur mbledhja Konstituive e Këshillit Drejtues të Universiteti të Gjilanitt “Kadri Zeka”.

Në mbledhje ishin prezent të gjithë anëtarët: Fejzullah Krasniqi, Arben Dërmaku, Fitore Malaj, Shpresë Qamili, Sadik Haxhiu, Mensur Neziri dhe Arben Sahiti, si dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit,  Bekim Samadraxha në cilësinë e vëzhguesit nga ana e Ministrisë. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Përkohshëm, gjegjësisht anëtari më i vjetër i Këshillit, akademik Fejzullah Krasniqi.

Të gjithë anëtarët u zotuan se do te respektojnë Statutin e Universitetit, Ligjin mbi Arsimin e Lartë si dhe do të punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi maksimale.

Në këtë mbledhje u zgjodh Kryesuesi i Këshillit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Akademik Fejzullah Krasniqi, Zëvendës kryesuese Fitore Malaj dhe Sekretar i Këshillit u zgjodh prof. Sadik Haxhiu.

Këshilli Drejtues mori vendim që në javën e parë të shtatorit, të shpall konkursin për zgjedhjen e rektorit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)