23 Prill 2024

Drejtoria e Arsimit rinovon 48 shkolla të kryeqytetit

Prishtinë, 27 gusht - Në vazhdën e përgatitjeve për  vitin e ri shkollor, Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prishtinës, ka kontraktuar disa kompani për të kryer renovime nëpër shkollat fillore dhe të mesme, në mënyrë që objektet të jenë në gjendje të rregullt për shtator.

Kështu, në 31 shkolla dhe institucione parashkollore janë montuar rezervuarët e ujit, në mënyrë që objektet shkollore të kanë furnizim me ujë gjatë orarit të mësimit. Vlera e këtij projekti është 48,630.00 euro.

Në 6 shkolla janë rikonstruktuar nyjat sanitare, projekt ky në vlerë prej 98,865.00 eurosh, ndërkaq poashtu janë rikonstruktuar dhe gëlqerosur 8 objekte tjera shkollore, me projekt në vlerë prej 202,154.97.

Vlen të theksohet që janë rinovuar edhe tri terrene sportive në tri shkolla, kurse në shkollat “Dardania”, Naim Frashëri” dhe “Faik Konica” po bëhet ndriçimi i oborreve të shkollës në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

Komuna e Prishtinës është e përkushtuar që të krijojë kushtet më të mira brenda mundësive, që procesi arsimor të zhvillohet në kushte optimale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)