28 Mars 2024

SBASHK do të veprojë nëse nuk sqarohet çështja e pensioneve të mësimdhënësve

Prishtinë, 5 gusht - SBASHK-u,  angazhohet fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave legjitime të të punësuarve në arsimin e Kosovës, do të provojë edhe pak kohë që çështja e pensionimit të punëtorëve të arsimit të sqarohet si duhet përmes dialogut, e nëse dialogu nuk jep fryt , atëherë SBASHK-u do të veprojë me të gjitha mjetet e lejuara sindikale

Pensionet aktuale për të pensionuarit kontributdhënës janë 140 euro, kurse ato të pleqërisë, apo për ata që kurrë nuk kanë qenë të punuar diku, janë75 euro. Vetëm këtë vit  janë punësuar rreth 500 punëtorë të arsimit në Kosovë dhe pjesa më e madhe e tyre nuk po e  gëzojnë pensionin kontributdhënës, por atë të  pleqërisë. 

Këtë mësimdhënës me arsye po ndihen të ofenduar dhe ajnë plot mllef.  Atyre u është thënë se duhet t’i kenë  së paku 15 vite kontributdhënëse para 1.01. 1999 dhe se shteti nuk paska dedikuar mjete në emër të kontributdhënies  për vitet e punës në arsim 1989-1999,

Mësimdhënësit kanë arsye të ndihen edhe të ofenduar edhe të injoruar sepse nuk po u njihen pikërisht vitet që për arsimin në Kosovë numërohen si të lavdishme dhe me plot sakrifica sepse të punësuarit në arsim  krijuan sistemin arsimor të Kosovës krijuan sistemin arsimor të Republikës së  Kosovës dhe i ishin   kundërvënë  gjatë gjithë kohës përpjekjeve të pushtuesit serb që arsimin shqip ta vinte nën kthetrat e veta.  

Mësimdhënësit kanë arsye të ndihen edhe të ofenduar edhe të injoruar , jo për arsye se  marrin për çdo muaj 65 euro më pak se sa u takojnë, por nga arsyeja se Ligji  mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, i dekretuar nga presidentja e Kosovës , znj. Atifete Jahjaga më 21.05. 2014, ua garanton të drejtën për pension të plotë e të merituar.


Ky realitet i hidhur dhe paraqitja e Qeverisë se asgjë nuk po ndodh është edhe më pikëllues nga fakti se të huajt që ishin në përkrahje të arsimit shqip të viteve 89-99 në Kosovë janë shprehur publikisht se për ato vite punëtorët e arsimit të Kosovës meritojnë respekt. 

Kështu edhe sekretari i përgjithshëm i Internacionales Botërore të Arsimit gjatë  vizitës në Kosovë në fillimin e qershorit të këtij viti ishte shprehur publikisht e zëshëm se në cilin do shtet të botës po të ndodhte të punohej ashtu si punuan mësimdhënësit e Kosovës  në mbrojtje të arsimit dhe gjuhës e shkollimit të tyre shteti , le që do ua njihte ato vite si kontributdhënse po do ua numëronte dy  për një.

SBASHK-u është munduar të  zhvillojë dialog   me Ministrin Abrashi për këtë çështje, por ai nuk ka pasur kohë. SBASHK-u është takuar me zv/ministren Rita Hajzeri dhe i ka shprehur këtë brengë të madhe, por nuk kishte ndonjë përgjigje konkrete.

Duke u gjendur në këtë situatë e duke qenë se SBASHK-u, që  angazhohet fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave legjitime të të punësuarve në arsimin e Kosovës, do të provojë edhe pak kohë që çështja e pensionimit të punëtorëve të arsimit të sqarohet si duhet përmes dialogut, e nëse dialogu nuk jep fryt , atëherë SBASHK-u do të veprojë me të gjitha mjetet e lejuara sindikale me qëllim që vitet 89-99 në arsim të vlerësohen ashtu si e meritojnë , të jenë vërtetë të pranuara si kontributdhënse dhe që punëtorët e arsimit ta gëzojnë të drejtën që u takon edhe me nenin 8, pika 6 të Ligjit 04/L-131.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)