25 Prill 2024

Universiteti i Gjilanit publikon rezultatet e provimit pranues

Gjilan, 22 korrik - Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” ka publikuar rezultatet e provimit pranues të studentëve për vitin akademik 2015/2016.
Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, me date 23-24  korrik 2015, pas këtij afati ankesat nuk do të pranohen.

Ankesat dorëzohen në sportelet e shërbimit të studentëve të fakulteteve përkatëse në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, prej orës 09:00-16:00. Ankesat shqyrtohen të hënën më 27-07-2015 në ora 10:00, për secilin fakultet nëpër  sallat e caktuara të Universitetit.
Publikimi i listave sipas ankesave bëhet më datë 29 korrik 2015.
Shpallja e rezultateve në kopje fizike është bërë edhe në lokalet e Universitetit \"Kadri Zeka\" në Gjilan.


Në linçet e më poshtme duke klikuar mbi to mundë t”i shihni rezultatet e aplikantëve të pranuar dhe pa pranuar, gjatë afatit të parë të vitit akademik 2015/2016. Rezultatet janë të paraqitura sipas programit studimor në të cilin kanë aplikuar aplikantët.


http://uni-gjilan.info/te-pergjithshme/rezultatete-preliminare-te-provimit-pranues-ne-universitetin-kadri-zeka-gjilan/
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” do të bëhet me 21-28. 09. 2015 prej orës 9:00 - 15:00.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)