25 Prill 2024

Kryetari i Gjilanit ka vizituar Universitetin “Kadri Zeka”

Prishtinë,7 korrik - U.D. Rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, së bashku me Prorektorët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të universitetit ka pritur në një takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Rektori Naim Syla dhe kryetari Lutfi Haziri kanë biseduar kryesisht për fillimin e regjistrimin e studentëve, pasi Universiteti i Gjilanit është i pari në nivel vendi që e ka shpallur konkursin për pranim të studentëve të rinj. Me ketë rast, Lutfi Haziri, kryetari i Kuvendit Komunal të Gjilanit ka kërkuar nga përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” që të përfshihen sa më shumë edhe studentët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga Kumanova.

Nga ana e tij u.d. Rektori Naim Syla ka thënë se Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” krahas studentëve nga rajoni i Gjilanit,  krijon hapësirë të mjaftueshme për studentët edhe nga Lugina e Preshevës. Në përgatitje për pranimin e studentëve të rinj, janë paraparë edhe kuota të veçanta për studentë nga Lugina.

Po ashtu, në këtë takim kryetari Haziri dhe rektori Syla kanë diskutuar edhe për fillimin e ndërtimit të kampusit universitar në kazermën e FSK-së.

“Kjo do të bëhet në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e FSK-së. Ndërtimi i kampusit universitar është i domosdoshëm në Gjilan si për qytetarët tanë dhe të Anamoravës, e po ashtu edhe të qytetarëve tanë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës si dhe të Kumanovës”, është thënë ndër tjerash gjatë takimit mes Naim Syla u.d. Rektor i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)