28 Mars 2024

Alush Musaj zgjedhet rektor i Universitetit të Mitrovicës

Mitrovicë, 2 korrik - Këshilli Drejtues i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), ka zgjedhur të enjten për rektor të këtij universiteti, prof.asoc.dr.Alush Musajn.

Për rektor të UMIB-it përveç Musajt, kishin konkurruar edhe prof. dr. Qerim Selimi dhe prof.ass.dr. Muhamedin Hetemi. 

Më zgjedhjen e rektorit është përmbyllur i gjithë procesi zgjedhor për drejtuesit e studentëve, drejtuesit e njësive akademike si dhe organeve drejtuese të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) të filluar me 12.03.2015.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konstatuar se procesi zgjedhor i organizuar në bazë të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) – 03/2015, ka qenë i rregullt si për zgjedhjen e përfaqësuesve të studentëve ashtu edhe për organet dhe këshillat e njësive akademike.

Rektori Musaj, ka falënderuar anëtarët e Këshillit Drejtues për besimin e dhënë që ta udhëheqë Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

“Është nder dhe përgjegjësi e madhe që ta drejtoj një institucion sikur Universiteti i Mitrovicës”, tha ai.

Ndryshe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” është themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës më 06.03.2013, ndërsa vendimi është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës më 31.05.2013. Në kuadër të UMIB-it funksionojnë 6 fakultete me 23 programe të ndryshme.

Në vitin akademik 2014/15 në UMIB ka pasur mbi 2700 studentë të regjistruar.      
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)