24 Prill 2024

Hapet Qendra Informative gjermane për migrim, arsim, dhe karrierë

Prishtinë, 28 maj -  Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi është takuar me Ministrin për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Gerd Müller.

Takimi njëherësh shënoi edhe ceremoninë e hapjës së "Qendrës Informative gjermane për migrim, arsim, dhe karrierë".

“Qendra informative gjermane për migrim, arsim dhe karrierë-DIMAK” është themeluar nga GIZ-i në emër të Qeverisë Federale Gjermane, përveç tjerash edhe si reaksion ndaj valës së madhe, kryesisht ilegale, të migrimit nga Kosova në fund të vitit 2014/fillim të vitit 2015.

Synimi i qendrës informative është qasja në një vend të përbashkët e ofertës informative gjermane dhe e ofertës ekzistuese në Kosovë rreth temës së migrimit legal në Gjermani dhe posaçërisht rreth temës së përkrahjes së punësimit për popullatën e Kosovës.

Sidomos lidhur me pyetjet: Pse të mbesim këtu? Cilat opsione dhe mundësi më ofrohen në Kosovë?” dhe “Nëse shkojmë, atëherë si?” do të ketë në dispozicion një ofertë të gjerë të informatave, e poashtu punëtorët e qendrës do të ndihmojnë në gjetjen e informatave shtesë.

Lidhur me pyetjen “Pse të mbesim këtu?” ne bashkëpunojmë ngushtë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

Qendra informative informon me ofertë multimediale rreth opsioneve legale të migrimit në Gjermani dhe para së gjithash për parakushtet e kërkuara për këtë. Për shumë njerëz, migrimi në Gjermani nuk është fare i mundur, prandaj një fokus i rëndësishëm do të jetë ndërlidhja me ofertat e përkrahjes së punësimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Përveç ofertës së qendrës informative, gjatë gjithë vitit do të mbahen edhe shumë ditë informuese në tërë Kosovën. Përveç kësaj, qendra informative do të organizojë rregullisht takime pune rreth temës së migrimit.

Informata shtesë dhe terminët e takimeve të punës do t’i gjeni edhe në ueb-blogun dhe në facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)