20 Prill 2024

Mehmet Zylfiu ri-zgjedhet Kryetar i PS në UKZ

Gjilan, 22 maj - Pas mbajtjes së zgjedhjeve studentore në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, është bërë konstituimi i Parlamentit Studentor, si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve në këtë Universitet. 

Deputetët e mandatuar ri-zgjodhën me shumicë votash studentin e fakulteti ekonomik Mehmet Zylfiu të nominuar nga Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE), për kryetar të organit më të lartë të përfaqësimit të studentëve.

Përveç konstituimit, u bë zgjedhja edhe e Kryetarit dhe Sekretarit të Parlamentit Studentor. Kryetar i Parlamentit Studentor u zgjodh Mehmet Zylfiu, derisa sekretar Blerina Ajvazi.

Mehmet Zylfiu, kryetar i Parlamentit Studentor, u zotua se do të jetë zë i fuqishëm i studentëve, do ta mbrojë interesin e tyre dhe do të punoj maksimalisht për përfaqësim sa më të denjtë për studentët.

“Do të angazhohemi të kontribojmë në ngritjen e cilësisë së studimeve duke kërkuar në vazhdimësi personel akademik të kualifikuar gjithashtu duke luftuar dukuritë negative siç janë kopjimi në provime, ndërhyrje këto që direkt prekin ngritjen e kualitetit të kuadrove që do të diplomojnë, poashtu në bashkëpunim me këshillet e fakulteteve do të përpiqemi që gjithnjë të organizojmë jetën studentore përmes aktiviteteve të ndryshme debateve, bashkëpunimit me OJQ për trajnime të fushave të ndryshme, vizitave mbrenda dhe jashtë vendit e projekteve tjera që do të ndikonin pozitivisht në jetën aktive të studentëve”.

Para disa ditësh është bërë edhe konstituimi i Këshilleve Studentore nëpër njësitë akademike të UKZ-së, ku Këshillet e Studentëve zgjodhën për kryetar në fakultetin:

Ekonomik – Leotrim Smirqaku

Juridik – Arlind Ajvazi
Edukim – Fatmir Kastrati dhe

Shkenca Kompjuterike – Rrezart Rexhepi

Zgjedhjet e Studentëve në Universitetet Publike në Republikën e Kosovës mbahen cdo dy vite, ku studentëve i garantohete përfaqësim edhe në organet kryesore akademike dhe menaxherial të Universiteteve, si në Senatin e Universiteteve, Komisionet e përhershme dhe përkohëshme, Këshillet e Profesorëve nëpër njësi akademike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)