22 Korrik 2019

Mileniumi i Tretë ofron bursa për nxënes inteligjentë

Prishtinë, 12 maj - Katër fëmijë me inteligjencë të jashtëzakonshme, të identifikuar dhe të përkrahur nga Projekti Atomi, do të mund të fillojnë shkollimin e tyre në Shkollën “Mileniumi i Tretë”.

Drejtoresha e Shkollës Mileniumi i Tretë, Znj Afrore Lila,  njoftoi sot se Shkolla “Mileniumi i Tretë” ofron 4 bursa të plota shkollimi për katër fëmijë me inteligjencë të jashtëzakonshme, ndryshe të njohur edhe si atomistë.

Përfituesit e bursave janë përzgjedhur nga vetë përfaqësuesit e Projektit Atomi, ku prioritet i është dhënë fëmijëve  të cilët kanë të ardhura të kufizuara.

 “Sot më shumë se kurrë, është e rëndësishme që fëmijët tanë të marrin arsimimin për të cilin ata kanë nevojë, e vendi ynë sot më shumë se kurrë ka nevojë për ta. Ky investim nuk është investim vetëm i së ardhmes së tyre, ky investim është investim edhe për të ardhmen e vendit tone”, tha drejtoresha e shkollës  Afrore Lila.

“Projekti Atomi është njëri ndër projektet më me rëndësi dhe interes kombëtar të vendit, të cilin kjo shkollë e ka përkrahur tash e disa vjet gjatë realizimit të shkollës verore të fëmijëve me mbi- inteligjencë, prandaj Shkolla “Mileniumi i Tretë” edhe kësaj here me kënaqësi do të hapë dyert dhe të ofrojë mundësi të pakufizuara të shkollimit për këta bursistë. Mësimdhënia NDRYSHE që ofron vazhdueshëm kjo shkollë përmes aktiviteteve të mësimit të rregullt dhe atyre jashtëmësimore do t’u mundësojë këtyre fëmijëve zhvillim maksimal të potencialit të tyre me dije, shprehi e shkathtësi të shek. XXI.\"

\"Përkrahja e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme është e një rëndësie të veçantë për të gjithë vendin, dhe ne jemi të gatshëm t’i mbështesim ata duke iu ofruar shkollim adekuat të nevojshëm  dhe ndër më cilësorët në vend, duke hapëruar drejt përmbushjes së vizionit të shkollës sonë” -  vazhdoi më tutje ajo.

Bursat e shkollimit të ofruara nga Shkolla Mileniumi i Tretë mbulojnë kostot e shkollimit përgjatë gjitha viteve akademike të shkollimit të përfituesit,  që përfshin edhe tekstet e materialet mësimore (2,100 – 2,300 EUR)  dhe sigurimin e ushqimit rreth 600 EUR ,  e që në total rreth 2,700-2,900 EUR arrin vlera monetare për vetëm një bursë.

Projekti ATOMI, ka nisur punën qysh në 2011 dhe merret me identifikimin dhe përkrahjen  e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme. Është në ciklin e katërt dhe deri më tani ka të identifikuar 115 atomistë, pa i përfshirë edhe top 50-shen e ciklit të fundit, e cila do të publikohet në fillim të qershorit.

Përgjegjësja për komunikim, e Projektit ATOMI, Znj. Edona Zogu tha se Projekti e mirëpret këtë iniciativë nga Shkolla “Mileniumi i Tretë”.

“Projekti ATOMI, e mirëpret iniciativën e Mileniumit të Tretë. Ne nuk dyshojmë në suksesin e atomistëve asnjëherë. Ajo çfarë Mileniumi i Tretë ka bërë me këtë veprim, është pikërisht ajo në cfarë besojmë edhe ne dhe në fakt tashmë edhe po dëshmohet: potenciali i jashtëzakonshëm intelektual i këtyre fëmijëve.\"

\"Qëllimi i investimit në fëmijët inteligjentë, është fillimisht krijimi i kushteve që ata të realizojnë vetën e tyre. Ky nuk është vetëm përfitim i tyre por edhe i gjithë shoqërisë sonë, prandaj edhe u jemi mirënjohës Mileniumit të Tretë për ofrimin e këtyre kushteve për këta katër atomistë. Këtë shembull, do të duhej ta ndiqnin edhe shumë shkolla e institucione të tjera në vend”, tha Znj. Zogu.

Pas identifikimit, Projekti ATOMI ofron edhe këshillim në karrierë për fëmijët me inteligjencë të jashtëzakonshme, këshillim profesional, kampin veror, shkollën e vikendit, si dhe shumë shërbime të tjera. Marrë parasysh që atomistët janë duke u antarësuar pa testim, vetëm me referencat e Projektit ATOMI në MENSA Ndërkombëtare, po shikohet edhe mundësia e themelimit të MENSA’s në Kosovë, e cila do të përkrahet fuqishëm nga Projekti ATOMI.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 korrik 2019 - Oda Ekonomike e Kosovësdo të mbajë kon ferencën e rradhës për media lidhur me informimin e qytetarëve, institucioneve dhe gjithë publikut për tema të rëndësishme që prekin komunitetin biznesor. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Federata e Çiklizmit të Kosovës mban konferencë për media për të informuar për garën ndërkombëtare te Rrethit të Kosovës në Çiklizëm e cila këtë vit është edhe garë poentuese sipas kritereve të UCI-t për çiklistët pjesëmarrës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren, organizon konferencë për media lidhur me çështjen “Abi Çarshia”. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker pn., ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mblidhet për tëe diskutuar lidhur me situatën e krijuar pas Vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për Senatorin Bob Dole. (Rruga “Bob Dole”, Lagjja Dardania, Prishtinë, ora 14:00)

- Komuna e Prizrenit mban konferencë për shtyp, lidhur me reagimet e fundit për rastin "Abi Çarshia". (Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 15:30)
 
- Me rastin e gjobes së shqiptuar ndaj qytetarës së Prishtinës Aida Gashi për të qeshurat e saj, grupi 'Të Qeshim së Bashku' organizon një protest qesharake, me moto 'të qeshim me zë të lart, Prishtina ka nevoje për të qeshurat tona'. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 23:30)