19 Prill 2024

Komuna e Prishtinës me projekte për nxitjen e leximit dhe shkrim

Prishtinë, 5 maj - Shkollat dhe bibliotekat luajnë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar dhe frymëzuar nxënësit për të lexuar dhe shkruar.

Objektivi kryesor i një mjedisi të shkolluar është që të rrisë motivimin e literaturës dhe angazhimin e nxënësve për të lexuar dhe shkruar. Respektivisht, kultivimi i kulturës së leximit, duke rritur kapacitetin e materialeve të leximit si dhe promovimin e leximit.

Lidhur me këtë qëllim, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Arbërie Nagavci, mbajti një takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prishtinës, për t’i informuar lidhur me projektin që ka për qëllim përmirësimin dhe avancimin e shkrimit dhe leximit në shkollat e Komunës së Prishtinës.

“Një ndër synimet kryesore të DKA – së është që të shtohet interesimi i nxënësve për leximin dhe t’i pajisim shkollat me libra, respektivisht me tituj të ri. Kemi planifikuar shtimin e titujve të rinj të lektyrave që i lexojnë nxënësit. E gjithë kjo do të jetë një aktivitet i vazhdueshëm që synon ta rris interesimin për lexim.\"

\"Fillimisht janë përzgjedhur 10 shkolla me numër më të madh të nxënësve, të cilat do të pajisen me nga 100 tituj të rinj”, tha drejtoresha Arbërie Nagavci, e cila shtoi se tashmë janë në përfundim e sipër procedurat tenderuese me qëllim të pajisjes së shkollave me titujt e rinj të librave.

Nagavci, gjithashtu, i njoftoi drejtorët e pranishëm se risi tjetër në shkollat e Komunës së Prishtinës do të jetë edhe formimi i këndeve të leximit, respektivisht hapësirave të hapura të përshtatshme në hollet e shkollave që do të shndërrohen në ambiente të këndshme për leximin e librave, ndërsa këtë projekt DKA do ta realizojë në bashkëpunim me Drejtorinë e Urbanizimit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

Po ashtu, në vitin e ri shkollor nga Drejtoria Komunale e Arsimit planifikohen edhe aktivitete të tjera, si lektyra më e mirë, mbështetja e krijuesve të rinj si dhe aktivitete të tjera që kanë për qëllim nxitjen e leximit dhe shkrimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)