19 Prill 2024

Hapet panairi virtual i karrierës

Prishtinë, 5 maj - Sot në sallen e Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“, do të bëhet hapja e edicionit të pestë të Panairit Virtual të Karrierës të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili organizohet nga  Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës. Hapja e panairit virtual  do të bëhet nga menaxhmenti i  Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina\". 

Panairi do të jetë treditor mbahet me 5, 6, 7 Maj 2015 dhe do të jetë i hapur nga ora 9:00 deri 16:00.

Për studentët dhe të diplomuarit, nxënësit dhe maturantet, Panairi Virtual i Karrierës, do të jetë një mundësi e mirë që përmesë platëformës virtuale të komunikojnë me përfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave që ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

E veçanta e këtij panairi është zhvillimi i platëformës virtuale e cila është vlerë e shtuar në sherbimete profesionale të qendrrueshme të Universiteit të Prishtinës “Hasan Prishtina“. Seksionet me qasje virtuale janë: Informata të përgjithshme për PVK-në, Informata rreth edukimit, këshillim dhe orientimit në Karrierë, Këshilla për studentë dhe të diplomuar, Informata për maturant, dhe Sektoret industriale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)