28 Mars 2024

Nis konferenca rajonale për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor

Prishtinë, 4 maj - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka organizuar Konferencën Rajonale për Arsimin e Lartë dhe Hulumtimin Shkencor, e cila po mbahet sot në Prishtinë dhe ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtarë përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet Republikës së Kosovës, rajonit dhe më gjërë në fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.

Në këtë Konferencë, e cila ka mbledhur rreth 300 pjesëmarrës, po marrin pjesë edhe ministrat e Arsimit, nga Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë, rektorë të universiteteve publike dhe private nga Kosovë, Shqipëria, Maqedonia, si dhe ekspertë të arsimit dhe hulumtues shkencorë nga Kosova e rajoni.

Po ashtu, në Konferencë po marrin pjesë edhe përfaqësues diplomatik dhe partnerë zhvillimor në fushën e arsimit të lartë.

Në ceremoninë e hapjes së Konferencës, ministrat e Arsimit theksuan rëndësinë e mbajtjes së kësaj Konference, në kohën kur të trija vendet kanë filluar reforma të rëndësishme në arsimin e lartë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami tha se jemi në kërim të një sistemi të qëndrueshëm dhe stabil në fushën e arsimit të lartë dhe krijimin e universiteteve autonome dhe cilësore.

Ai përmendi tri sfida për të cilat do të diskutohet në Konferencë: krijimi i universiteteve cilësore, orientimi i arsimit të lartë drejt nevojave të tregut të punës dhe definimi i qartë i autonomisë së universiteteve.

Ministri Bajrami theksoi se do të punojmë që hulumtimi dhe kërkimi shkencor të bëhen pjesë e pandashme e punës së institucioneve të arsimit të lartë meqenëse këto janë të lidhura ngushtë me zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla theksoi rëndësinë e ndërvperimit në fushën e arsimit të lartë si domosdoshmëri për ngritjen e cilësisë.

Si sfida që do të dalin nga punimet e Konferencës, ministrja Nikolla përmendi mënyrën e re të financimit të universiteteve më bazë në performancë, krijimin e fondeve të veqanta për studentët që kanë më shumë nevojë, autonomi të plotë të universiteteve dhe modernizimin e qeverisjes së brendshme të tyre.

Ndërkaq, ministri i Arsimit i Maqedonisë, z. Abdilaqim Ademi tha se kërkimi shkencor është baza kryesore në të cilën mbështetet arsimi i lartë.

Ai tha se vizioni dhe objektivat tona janë rritja e volumit të kërkimeve shkencore. Ministri Ademi theksoi se ideja e kësaj konference është bashkërendimi i përpjekjeve për të krijuar një treg të përbashkët në arsimin e lartë.

Më pas, ministrat Bajrami, Nikolla dhe Ademi kanë mbajtur një takim të përbashkët, pas të cilit të tre ministrat kanë mbajtur konferencë për media, ku kanë ritheksuar rëndësinë që ka Konferenca në bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, por edhe për shkëmbimin e praktikave të mira në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

Reformat në Arsim të Lartë, format dhe modelet e financimit të cilat paraqesin zhvillim dhe ofrim të cilësisë, format dhe modelet e qeverisjes së institucioneve të arsimit të lartë, si dhe çështjet që përfshijnë ndërlidhjen e aktivitetit të mësimdhënies dhe mësimnxënies me hulumtimin dhe kërkimin, janë disa nga temat kyçe të diskutimit, të cilat ndërlidhen ngushtë me dimensionin e cilësisë në arsimin e lartë dhe kontributin e tij në zhvillim ekonomik dhe social të vendit, e të cilat po diskutohen në Konferencën e sotme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)