20 Prill 2024

Mustafa mirëprit vendimin e SBASHK-ut për ndaljen e grevave

Prishtinë, 3 maj -  Kryeministri Isa Mustafa ka premtuar se prej muajit të ardhshëm të gjithë të punësuarve në sektorin publik do t’ju paguhen shtesat në paga prej 0.5 për qind për një vit përvojë pune.

Mustafa, në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se e ka mirëpritur vendimin e SBASHK-ut për ndaljen e grevave në arsim.

“Qeveria e mirëpret vendimin e SBASHK-ut për ta normalizuar mësimin nga dita e nesërme. Do të ndërmerren të gjitha veprimet për ta korrigjuar ndonjë lëshim që ka mundur të rrjedh në listat e pagave të muajit prill. Krahas kësaj, Ministria e Financave dhe Ministria e Administratës Publike do t’i përgatisin listat e pagave për muajin e ardhshëm me shtesën për përvojë për çdo vit prej 0.5% për të gjithë të punësuarit, që marrin paga nga buxheti i Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)