26 Prill 2024

Kryeqendrat evropiane model për zhvillimin e Komunës së Prishtinës

Grac, 2 maj - Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci dhe udhëheqësja e kabinetit të kryetarit, Fitore Pacolli, vizituan shkollat e qytetit të Gracit të Austrisë me qëllim që të informohen rreth digjitalizimit të shkollave, si dhe përvojën të cilën e ka Austria me digjitalizimin e administratës së shkollave.

Me këtë rast, delegacioni nga Komuna e Prishtinës e vizitoi shkollën publike “Graz International Bilingual School” (GIBS) ku me udhëheqësit e shkollës u diskutua lidhur me vështirësitë dhe përparësitë e aplikimit të projektit të digjitalizimit.

Gjatë kësaj vizite, Nagavci dhe Pacolli u pritën në takim edhe nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit në qytetin e Gracit, z. Hohensinner me të cilin, përpos procesit të digjitalizimit, diskutuan edhe lidhur me qëndrimin tërë ditor në shkolla, funksionimin e çerdheve publike dhe atyre private, si dhe për ligat sportive në shkolla dhe bashkëpunimin e tyre me shoqatat e sportit.

Drejtoria Komunale e Arsimit të Komunës së Prishtinës ka për synim digjitalizimin e administratës nëpër shkollat e kryeqytetit me qëllim të përmirësimit të procesit edukativo - arsimor.

Kohë më parë Gracin me ftesë të kryetarit të këtij qyteti  Siegfried Nagl e vizitoi edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Në këtë takim kryesisht u diskutua për planifikimin urban dhe platformën “Smart city” (Qyteti i mençur), infrastrukturën dhe çështjet e arsimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)