26 Prill 2024

SBASHK: Ministri Hoti po elektrizon edhe më shumë situatën në arsim

Prishtinë, 30 prill - Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) ka reaguar ndaj deklartës së ministrit të Financave, Avdullah Hoti, i cili ka thënë të mërkurën se me pagat e majit, mësimdhënëseve nuk do t’iu paguhen ditët e humbura gjatë grevës.

Në një komunikatë për media të SBASHK-ut thuhet se ministri Hoti këshillohet që të mos ngutet me deklarata për ndëshkime, sepse po elektrizon edhe më shumë situatën në arsim.

SBASHK-u ka kujtuar me këtë rast Ligjin për Greva, i cili thotë: \"Për organizuesit e grevës, pjesëmarrësit grevistë dhe ndaj të punësuarve të tjerë, të cilët mbështesin grevën, nuk mund të merren masa disiplinore apo materiale dhe nuk mund t\'iu ndërpritet marrëdhënia e punës\".

Mësimdhënësit në sistemin para-universitar dhe universitar të Kosovës kanë nisur grevën qysh dje.

Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me pikat e parealizuara të Kontratës Kolektive, në mesin e tyre shujta dhe kompensimi prej 0,5 për qind për çdo vit të shërbimit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)