20 Prill 2024

SBASHK anulon grevën për nesër, edhe një javë afat Qeverisë

Prishtinë, 19 prill - Pas një debati  të gjatë Këshilli Drejtues  i SBASHK-ut në mbledhjen e jashtëzakonshme, të mbajtur  sot, me shumicë votash  ka marr vendim që  të pritet Qeveria deri më datën 24 prill 2015 nëse do ta respektojë ajo vendimin e vetë nga Mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë lidhur me implementimin e 0.5 % për çdo vit shërbimi.

Një pjesë e përfaqësuesve të mësimdhënësve sindikalistë  nga Komunat e Kosovës  kanë qenë të zëshëm  në kërkesën që greva të nis më 20 prill, ashtu si ishte vendosur në takimin  e Këshillit Drejtues më 2 prill, por shumica e kryetarëve të Kuvendeve të Sindikatave të Arsimit Parauniversitar dhe Arsimit Universitar ka vendosur që të jepet edhe një javë afat Qeverisë për të implementuar vendimin që e ka marr me datën 17.04.2015 që me pagat e prillit 2015 të futet në mënyrë retroaktive përvoja e punës 0.5% të pagës bazë për çdo vite të përvojës së punës.

Ky veprim i Këshillit Drejtues dëshmon edhe një herë se  SBASHK-u ishte dhe mbetet i përkushtuar për dialog korrekt dhe pret që Qeveria, më në fund të dëshmohet me vënien në jetë të vendimit të saj nga mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)