28 Mars 2024

Deputet vizituan Universitetin “Kadri Zeka”

Gjilan, 31 mars - Drejtuesit e Universitetit "Kadri Zeka" në Gjilan, kanë pritur në takim  disa deputetët që përfaqësojnë Gjilanin në Kuvendin e  Kosovës.

Naim Syla, u.d. rektori i Universitetit "Kadri Zeka", fillimisht ka njoftuar  deputetët për organizimin, punën, funksionimin dhe për ecurinë e punës në Universitet. Si sfidë u. d. Rektori Naim Syla, ceku mungesën e hapësirës së mjaftueshme.

Ai tha se një kërkesë për ndërtimin e një objekti universitar i është drejtuar edhe Ministrit të Arsimit qeverisë së Kosovës,  sepse siç tha u.d. rektori Naim Syla, kampusi është shumë i nevojshëm në mënyrë që të krijohen kushte komode për punë dhe për ngritje të cilësisë mësimore. U.d. rektori Naim Syla, ka kërkuar një koordinim mes institucioneve lokale dhe atyre qendrore  në këtë çështje.

Ai ka thënë se rol të rëndësishëm në çuarjen përpara të kërkesës për realizimin e kampusit universitar në Gjilan mund të kenë edhe deputetët  që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Nga ana e tyre, deputetët gjilanas thanë  se do të jenë të hapur për bashkëpunim dhe koordinim që të jenë përkrahë universitetit dhe studentëve në vazhdimësi, po ashtu  do të  mbështesim  edhe idenë e realizimit të  objektit universitar si institucion mjaft i rëndësishëm jo vetëm për anamoravën por edhe më gjerë.

Ata thanë se përgatitjet dhe angazhimi akademik në Universitet është shembull i mirë i punës konkrete dhe besojmë se jo vetëm menaxhmenti i Universitetit por edhe udhëheqja komunale dhe qeveria qendrore duhet të punojmë në realizimin e kampusit universitar që do të bëhet aty ku komuna do të gjejë një hapësirë të përshtatshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)