01 Maj 2024

Caritasi Zviceran nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me MASHT

Prishtinë, 30 mars - Caritasi Zviceran Misioni në Kosovë ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës në mënyrë që të mbështesin Strategjinë Kombëtare për edukimin parashkollor; dhe kjo mbështetje është e bazuar në fillimin e Fazës V të Projektit të Edukimit Parashkollor të Caritasit Zviceran për periudhën 2015 -2017.

Projekti për Edukimin Parashkollor në Kosovë që mbështetet nga Caritasi Zvicran ka për qëllim promovimin e një edukimi gjithëpërfshirës parashkollor në Kosovë, në përputhje me standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme dhe për të lehtësuar integrimin e fëmijëve në sistemin e edukimit parafillor në Kosovë.

Në kuadër të projektit do të mbështetet edukimi parafillore me pajisje moderne si dhe trajnimi profesional i edukatoreve/mësueseve parashkollore, në përputhje me kurrikulën dhe standardet e edukimit parashkollor në Kosovë. – theksoi Zt. Arsim Bajrami, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Projekti i Caritasit Zviceran është në harmoni me Strategjinë Kombëtare të Kosovës për edukimin parashkollor që është i sponsorizuar nga Ministria e Arsimit të Kosovës dhe nënshkrimi i sotëm konfirmon mbështetjen e palëkundur të Kosovës nga Zvicra. Kjo fillimisht i ishte përmendur Ministrit të Arsimit në dhjetor 2014 dhe sot ne i sjellim ato fjalë në vepra - theksoi Znj. Krystyna Marty Lang Ambasadore e Zvicrës në Kosovë.

Caritasi Zviceran përmes këtij projekti do të ofrojë mbështetje për arsimim parashkollor në tërë Kosovën me 150 klasa parashkollore.

Parimi për shpërndarje ne komunat e synuara do të jetë “kërkesa e parë – e shërbyer e para”; për këtë qëllim ne kemi krijuar tashmë planin dinamik duke theksuar komunat e para që do të mbështeten gjatë vitit 2015 - theksoi Zt. Kreshnik Basha Shef i Misionit të Caritasit Zviceran;

Përveç mbështetjes me pajisje, Caritasi Zviceran do të sigurojë trajnim për edukatoret parashkollor në lokalitetet e synuara; në këtë drejtim Caritasi Zviceran ka marrë vërtetimin nga departamenti përkatës i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për zbatimin e trajnimit të mësuesve parashkollor.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, i gjithë ky proces do të monitorohet dhe mentorohet nga ekipi i ekspertëve, dhe një prej anëtarëve tanë është gjithashtu pjesëmarrës në grupin punues të MASHT-it në përpilimin e kurrikulës për edukimin parashkollor, përfundoi Zt. Basha.

Donatorët kryesore të Fazës V të Projektit Edukimi Parashkollor janë: Principata e Lihtenshtajnit, SDC, Fondacioni Medicor dhe Caritasi Zviceran.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)