28 Mars 2024

Ministri Bajrami në vizitë zyrtare në Bullgari

Prishtinë, 25 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami po qëndron në vizitë zyrtare në Bullgari, ku sot është pritur nga ministri bullgar i Arsimit dhe Shkencës, z. Todor Tanev, me të cilin ka biseduar për zhvillimin dhe rritjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës mes dy vendeve.

Ministri Bajrami e ka falënderuar ministrin Tanev për për përkrahjen qe ka dhënë Republika e Bullgarisë për vendin tonë në periudha të ndryshme në fushën e arsimit, por edhe në fusha tjera në përgjithësi.

Duke qenë se në Republikën e  Bullgarisë studiojnë një numër i vogël i studentëve nga Kosova, ministri Bajrami bisedoi me homologun e tij edhe për mundësinë e zvogëlimit të tarifave studimore për studentët kosovarë, të cilët janë të interesuar që të studiojnë në universitetet bullgare. 

Ministri Bajrami ia paraqiti kërkesën ministrit bullgar për nënshkrimin e një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës.

Ministri Bajrami ka vizituar edhe Universitetin e Sofjes, ku është diskutuar për mundësitë e  krijimit të programeve të veçanta për shkëmbim të profesorëve dhe studentëve. Ndërsa, ministri takoi edhe studentët e Albanistikës në Departamentin e Ballkanistikës.

Gjatë ditës, ministri Bajrami është takuar edhe me kryetarin e Akademisë së Shkencave  Bullgare, akademik Stefan Vodenitcharov. Gjatë këtij takimi, ministrit Bajrami iu tha shpërblimi “Simboli i Nderit”, i Presidentit të Akademisë së Shkencave të Bullgarisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)