26 Prill 2024

700 euro vlera e bursës në UP

Prishtinë, 6 mars -  Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka marrë vendim që lartësia e bursës, të cilën e ndan ky universitet, të jetë 700 euro.


Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re”, kryesuesja e Këshilli Drejtues të UP-së, Shefkije Islamaj. “Në mbledhjen e së enjtes  Këshilli Drejtues ka marrë vendim që vlera e bursës të jetë 700 euro”, ka thënë Islamaj.

Ditë më parë po ky Këshill, me kërkesë të rektorit Ramadan Zejnullahu e pati zbritur çmimin e bursës nga 900 sa ka qenë, në 600 euro.

Pas zbritjes së çmimit të bursës në 600 euro pati reaguar Parlamenti i Studentëve të UP-së, të cilët patën thënë se zbritja e çmimit të bursave është e papranueshme.

PSUP-ja pati vlerësuar se UP-ja nuk jep bursë sociale por, stimulative për studentët e dalluar. Ata kanë kërkuar edhe nga Këshilli Drejetues edhe nga Ministria e Arsimit që të kthehet çmimi i mëhershëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)