28 Mars 2024

Lejohen dy provime për afatin e prillit

Prishtinë, 2 mars - Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka marrë vendim që studentëve t’u lejohet që gjatë afatit të jashtëzakonshëm të prillit t’i nënshtrohen dy provimeve, kurse absolventët do të kenë mundësi të hyjnë në një provim, në muajin maj.

“Pas presionit të studentëve në mbledhjen e Senatit u vendos që afati i prillit të lejohet me dy provime dhe afati për absolventë të jetë me një provim në muajin maj. Kurse, për afatin e tetorit do të pritet deri në ndryshimin e Ligjit për Arsimin e Lartë kur do të bëhet Statuti i ri. Do të tentohet që këto afate të futen si të rregullta dhe të mos kemi kriza të tilla siç patëm deri më tani”, ka thënë për “Epokën e re”, kryetari i Parlamentit të Studentëve, Arben Mehmeti.

Ky vendim është marrë pas presionit të studentëve, të cilët gjatë javës së kaluar kanë bllokuar hyrjet e disa njësive akademike në shenjë proteste për moslejimin e këtyre provimeve.

Edhe në mbledhjen e Senatit ka pasur shumë kundërshtime, por marrja e këtyre vendimeve ka ardhur pas insistimit të studentëve senatorë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)