29 Mars 2024

SBASHK: Greva dëshmoi unitetin e fuqishëm

Prishtinë, 30 janar - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka bërë të ditur se bazuar në raportet e arritura nga Këshillat Greviste Komunale, dëshmohet se rreth 99% e institucioneve të arsimit parauniversitar i janë përgjigjur grevës një-ditëshe të shpallur nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut.

Duke analizuar raportet e arritura sipas SBASHK-ut dëshmohet se nga 1110 shkolla amë dhe paralele të ndara të arsimit parauniversitar, vetëm 18 kanë mbajtur mësim, gjë që dëshmon përkrahjen e madhe të mësimdhënësve në kërkim të gjetjes së rrugës për realizimin e Kontratës Kolektive.

\"Vlen të theksohet se edhe disa shkolla që nuk janë anëtare në sindikatë, kanë mbështetur grevën dhe shumë prej tyre sot iu kanë bashkangjitur SBASHK-ut duke nënshkruar formularët e anëtarësimit.\"

\"Kjo na obligon edhe më tepër që në ditët në vazhdim të bëjmë shumë përpjekje me MASHT-in dhe Qeverinë që të gjejmë zgjidhje për realizim të kërkesave para se të marrim veprime tjera sindikale. Njëherit i bëjmë apel institucioneve që të ulemi e të dialogojmë për gjetjen e zgjidhjes, në mënyrë që nxënësit e pafajshëm mos të humbin mësim\", thekson SBASHK.

SBASHK ka falënderuar nxënësit dhe prindërit e tyre për mirëkuptim dhe i garantojmë se me angazhimet shtesë do të kompensojmë mësim-dhënien dhe mësim-nxënien e humbur gjatë grevës.

Gjatë ditës së sotme, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtor, vizitoi Prizrenin dhe Malishevën., për të kontaktuar për së afërmi me anëtarët.

Vizitë e veçantë ishte ajo në shkollën “Meto Bajraktari” në Reçan të Prizrenit, shkollë e komunitetit boshnjak, ku u mirëprit nga të gjithë të punësuarit në këtë shkollë, të cilët ishin në grevë dhe të cilët e falënderuan kryetarin për vizitën, për prezantimin e drejtë të kërkesave të tyre dhe i garantuan se do të jenë çdoherë mbështetës të SBASHK-ut.

Përveç kësaj shkolle, kryetari vizitoi edhe shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren dhe shkollën “Naim Frashëri” në Banjë të Malishevës, e cila shkollë në prani të kryetarit u anëtarësua në SBASHK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)