24 Prill 2024

Bajrami takohet me ministrin e Shtetit në Qeverinë Britanike

Prishtinë, 21 janar -  Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në kuadër të punimeve të Forumit Botëror të Arsimit 2015, ka zhvilluar një takim me Rt Hon Greg Clark, ministër i Shtetit për Universitete dhe Shkencë në Qeverinë Britanike.

Ministri Bajrami dhe ministri Clark kanë biseduar rreth mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit dhe krijimit të partneriteteve me universitetet britanike, si dhe për përkrahje në reformat e domosdoshme për ngritjen e cilësisë në universitetet tona publike.

Ministri Bajrami, gjatë ditës do të jetë mysafir në Universitetin e Kembrixhit, ndërsa në mbrëmje do të takojë për bashkëbisedim studentët tanë në Londër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)