24 Prill 2024

Bajrami: Duhet të respektohet autonomia universitare

Prishtinë, 22 dhjetor - Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se është i përkushtuar të ndërtojë një sistem arsimor gjithëpërfshirës, që siguron kushte për formim cilësor dhe në përputhje me nevojat e tregut të punës e të shoqërisë.

Bajrami në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’ ka thënë se do të angazhohet për krijimin e konsensusit politik dhe shoqëror lidhur me rëndësinë e arsimit dhe shkencës.

Sa i përket çështjes së regjistrimit të kandidatëve që u takojnë kategorive të familjes së ngushtë të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës, ministri Bajrami ka thënë se tashmë me këtë çështje po merret drejtpërdrejt edhe kryeministri.

“Qeveria do t’i japë vlerësimet e saj, por duhet ta keni parasysh se në fund kjo është çështje që duhet zgjidhur mes Universitetit të Prishtinës dhe shoqatave përkatëse. Unë ju lutem të dy palëve për vullnet të mirë dhe besoj se me mirëkuptim mund të gjendet një zgjidhje”, ka thënë Bajrami. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)