26 Prill 2024

MASHT-i prej vitesh pagoi drejtoreshën që s’punonte

Prishtinë, 22 dhjetor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka vazhduar t’i japë Dushe Vezajt pagën si drejtoreshë e Konviktit të Prizrenit, ndonëse gati qe tre vjet e gjysmë ky konvikt nuk ka funksionuar fare, qëkur është mbyllur në gusht të vitit 2011.

Përderisa zyrtarë të Ministrisë kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me këtë çështje, duke mos iu përgjigjur pyetjeve të gazetës, Vezaj, në një deklaratë për “Kohën Ditore” e ka pranuar se përgjatë kësaj kohe është paguar si drejtoreshë e Konviktit, ndonëse ai nuk ka funksionuar.

Vezaj ka thënë se megjithëse Konvikti ka qenë jofunksional, ajo ka punuar punë të ndryshme në UPZ, megjithëse nuk është paguar nga ky institucion, por nga Ministria.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)