27 Prill 2024

34 studentë fitojnë bursë nga bizneset shqiptare në Gjermani

Prishtinë, 19 dhjetor - Sot në Prishtinë është bërë ndarja e bursave për 34 studentë të Universitetit te Prishtinës.

Bursat janë financuar nga  Unioni i Bizneseve Kosovare dhe Gjermane me seli ne Köln, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, ne mbështetje nga Ambasada Gjermane ne Kosove dhe nga Shoqata Gratë ne Biznes.

 Përmes këtij projekti „Bursa për studente kosovare“, synohet përkrahja ne arsimimin e femrave dhe mbështetjen e tyre gjatë periudhës studentore.

Kriteret për përzgjedhje te fitueseve të bursave kanë qenë nota mesatare, kushtet ekonomiko sociale, si dhe në rast të pikëve të barabarta përparësi u është japur vajzave që vijnë nga familjet e dëshmorëve, me bursa janë shpërblyer 34 studente te cilat kanë marrë pikë më shumë, në bazë të kritereve më lartë.

Në ceremoninë e ndarjes se bursave morën pjesë, i përshëndeten te pranishmit dhe i uruan studentet për marrje te bursave  znj. Angelika Viets  Ambasadore e Gjermanisë në Kosovë,  Valon Murati Ministër i Diasporës,  Samir Krasniqi President i OEGJK-se, Ejup Berisha  Kryetar i UB-së, Matias Kiesler, zv. Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Ramadan Zejnullahu  Rektor i UP-së, Nehat Mustafa  zv. Ministër i Arsimit, Murat Jashari  Anëtar Nderi i UB-së, Vllaznim Kelmendi anëtar I Kryesisë së UB-së,  Eriola Bibolli zv. Drejtoreshe e ProCredit Bank, Naim Dedushaj  Drejtor ne Ministrin  e Diasporës, Majlinda Mazelliu zv. Drejtore  Shoqata e Grave ne Biznes dhe Azem Rexhaj Drejtor i OEGJK-së, anëtar te OEGJK-së dhe përfaqësues te Mediave.

Në fund Kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani z. Ejup Berisha premtoj qe në vitin e ardhshëm do të ndajnë edhe 50 bursa të tjera si dhe do të ju sigurojnë kryerjen e praktikës në Gjermani në Kompanitë anëtare te UB-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)