25 Prill 2024

UP me borxhe të mëdha ndaj stafit akademik

Prishtinë, 24 nëntor - Stafi i angazhuar në Universitetin e Prishtinës, prej muajsh pa paga dhe pa kontrata, shkruan sot Koha Ditore. Vetëm në Fakultetin Filozofik borxhi shkon mbi 70 mijë euro.

Bujar Dugolli, dekan i këtij Fakulteti, ka thënë se në lidhje me këtë çështje ai i është drejtuar me një letër Këshillit Drejtues dhe rektorit, përmes së cilës ka kërkuar shlyerjen e borxheve ndaj stafit akademik.

J.K., asistente në Mjekësi, thotë se kanë kërkuar sqarime disa herë në Fakultet dhe në Rektorat, edhe për pagat, edhe për kontratat, por përgjigje nuk kanë marrë.

Borxhet janë edhe nga koha e menaxhmentit të kaluar të UP-së, por edhe nga ky aktual. Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

/Koha Ditore/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)