16 Prill 2024

SBASHK në kongresin e Sindikatës Sllovene të Arsimit

Lubljanë, 20 nëntor - Të enjten ka filluar me punimet Kongresi  9 i Sindikatës së Arsimit, Kulturës dhe Shkencës së Sllovenisë (SVIZ).  Kongresi po mbahet në ambientet e Hotel \"Golf\" në qytezën e bukur të Bledit.

Në këtë Kongres krahas, delegatëve nga të gjithë pjesët e Sllovenisë, janë të pranishëm edhe Sindikatat mike të SVIZ-it nga Ballkani  dhe Evropa. 

Mësimdhënësit e Sllovenisë Kongresin e tyre  e kanë filluar në një atmosferë festive duke prezantuar  Sindikatat mysafire. Prezantimi i SBASHK-ut dhe veprimtarisë së suksesshme të kësaj Sindikate nga Kosova është përcjellë me vëmendje nga gjithë të pranishmit.

Delegacioni i SBASHK-ut është përshëndetur me duartrokitje të gjata  në momentin kur drejtuesi i punimeve të Kongresit ka përmendur emrat e tyre . Kjo dëshmon edhe një herë respektin e ndërsjellë dhe miqësinë  nëpër vite e dekada, jo vetëm mes dy sindikatave, por edhe mes popullit slloven e atij shqiptar.

Delegacioni i SBASHK-ut i përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri financiar Ymer Ymeri i janë falënderuar mikpritësit dhe me përfaqësues të SVIZ është  zhvilluar  një bashkëbisedë për të gjetur mundësi  të reja e për të shtuar bashkëpunimin.

Delegacioni i SBASHK-ut ka zhvilluar mes seancave të Kongresit takime edhe me delegacionet e Sindikatave mysafire të Kongresit.

Nga këto takime ka dalë vlerësimi i përbashkët se duhet shtuar bashkëpunimi dhe se  sindikatat duhet mbështetur njëra-tjetrën  në përpjekjet për  forcimin dhe avansimin e rolit të sindikatave  për krijimin e politikave arsimore dhe për krijimin e një strategjie të qëndrueshme në mbrojtjen e të drejtave të mësimdhënësve sindikalistë.

Delegatët e Kongresit të Nëntë të SVIZ do të zgjedhin një pjesë të organeve udhëheqëse dhe do të dalin me një platformë konkrete për t\'u përballur më lehtë me sfidat, që si u tha nga folësit në këtë takim të madh, nuk do të jenë as të lehta e as të pakta për nga numri.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)