23 Prill 2024

Udhëheqës të SBASHK takohen me rektorin e Zejnullahu

Prishtinë, 30 tetor - Një delegacion i SBASHK-ut, i kryesuar  nga kryetari  Rrahman Jasharaj, kanë qenë mysafirë në Rektoratin e UP-së.

Atje janë pritur nga  Rektori, Dr. Prof.  Ramadan  Zejnullahu,  i cili ka njoftuar  këtë delegacion për angazhimet  e këtij Institucioni të rëndësishëm  në shërbim të mirëvajtjes së punës në këtë Universitet.

Rektori ka përmendur edhe sfidat, të cilat, si tha ai, me punën dhe përkushtimin e gjithë të punësuarve në këtë Institucion me rëndësi të veçantë për arsimin e Kosovës , do të tejkalohen  dhe do të shënohen arritje të reja.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jaharaj bashkë me anëtarët e delegacionit Bardh Bardhi , kryetar i SUSHK-ut , Ymer Ymeri dhe Vlora Rexhepi  e kanë përgëzuar Rektorin për detyrën  dhe i kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të sinqertë e korrekt në shërbim të mirëvajtjes së punës në këtë Institucion të Lartë të Arsimit.

Kryetari i Sindikatës së Universitetit (SUSHK), që është pjesë përbërëse dhe shumë e organizuar e SBASHK-ut,  Bardh Bardhi  i ka treguar Rektorit për rrjedhat e veprimtarisë sindikale në Universitet dhe veçmas është ndalur te angazhimet për Kontratën e re Kolektive për Universitetin, që pritet të nënshkruhet së shpejti nga të dy palët, pasi që teksti final i saj është harmonizuar në tërësi.

Rektori, Dr. Prof.  Ramadan  Zejnullahu  dhe delegacioni i SBASHK-ut janë   shprehur të gatshëm për takime  pune dhe për bashkëpunim korrekt  gjatë gjithë kohës e në  shërbim të mirëvajtjes së punës në këtë Institucion të Lartë të Arsimit të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)