20 Prill 2024

Djali i ish-rektorit përmes shkeljeve u bë ligjërues në UPZ

Prishtinë, 30 tetor - Afrim Shemsedini ka filluar punën me kontratë nga shkurti i këtij viti në Fakultetin Ekonomik të UPZ-së vetëm disa muaj pasi që babai i tij, Zahadin Shemsedini, kishte marrë pozitën e u.d së rektorit.

Këtë kontratë të cilën ia ka nënshkruar të birit, ish-rektori e mbështetet në pretendimet se ai ka gradë master, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo Inspektorati i Arsimit ka konstatuar të kundërtën.

Në raportin e Departamentit të Inspektoratit të Arsimit, të datës 11 qershor të këtij viti, që ka siguruar gazeta, thuhet se ligjëruesi i angazhuar, Afrim Shemsedini, ka kontratë trevjeçare me universitetin ”Ukshin Hoti” në Prizren, dhe se “nuk i plotëson kushtet për punë në këtë institucion”, përcjell koha.net.

Sipas komisionit inspektues të përbërë nga pesë inspektorë, grada shkencore në kontratë “nuk vërtetohet me dokument” dhe se “fondi i orëve të mbajtura nuk është i shënuar në kontratë”.

/koha ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)