29 Mars 2024

Shkollat në kryeqytet të papërgatitura me lëndë djegëse

Prishtinë, 24 tetor - Në mes të vjeshtës të ftohtit ka mbërritur më shpejt se ç’pritej. Ata që e vuajnë më tepër uljen e temperaturave janë nxënësit e shkollave që e zhvillojnë mësimin në të ftohtë.

Situata e tillë i gjeti shumë shkolla në kryeqytet të papërgatitura me lëndë djegëse për ngrohje.

Janë nxënësit që e pohojnë me gojën e tyre se ditën e parë që ra dëborë në Prishtinë gati kanë ‘ngrirë’ nga të ftohtit, por mësimi u zhvillua normalisht.

Ngrohje në shumë shkolla nuk do të ketë as të premten.

“Jo, sot nuk kemi pasur ngrohje në klasë. Nuk i kemi hequr jaknet nga trupi asnjë minutë. Ftohtë ka qenë. Orët i kemi mbajtur të gjitha pa ndërprerje”, i kanë thënë gazetës një grup i nxënësve të shkollës fillore “Hasan Prishtina”.

Gazeta ka vizituar edhe shkollën fillore “Meto Bajraktari”, por as aty nuk ka pasur ngrohje.

Në të dy këto shkolla, sistemi i ngrohjes është me naftë. Por, autoritetet e Komunës së Prishtinës kanë thënë se gjatë ditës së enjte kanë marrë vetëm shtatë ankesa lidhur me motin e ligë.

 

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)